Përmbyllet edicioni i kursit UEFA C, diplomohen 25 pjesëmarrës

Përmbyllet edicioni i kursit UEFA C, diplomohen 25 pjesëmarrës

22 Dhjetor 2025 16:19 Telesport Kursi për trajnerët e licencës UEFA C për zonën e Fierit, i organizuar nga Federata e Futbollit, u mbyll me sukses me diplomimin e 25 pjesëmarrësve. Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm drejtues të Sektorit të Edukimit në FSHF, të cilët kanë organizuar programin dhe janë kujdesur edhe për mbarëvajtjen e këtij kursi për formimin sa më cilësor të trajnerëve të rinj. Trajnerët që pajisjen me licencën “UEFA C” mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator dhe mund të punojnë si zëvendës-trajnerë me ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e të gjitha niveleve të organizuara nga FSHF në vend.