Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
“Përkrenarja e Skënderbeut”, Duka nderohet me mirënjohjen e veçantë nga Prsheva
27 Dhjetor 2025 17:40 Telesport Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka është nderuar nga Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” me mirënjohjen e veçantë “Përkrenarja e Skënderbeut”, si vlerësim për kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë që luajnë futboll në Luginën e Preshevës. Ky vlerësim i është akorduar Presidentit Duka në shenjë respekti për angazhimin e tij dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit në krijimin e mundësive të barabarta për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës përmes futbollit, si një mjet përfshirjeje, zhvillimi dhe forcimi të identitetit komunitar. Mbështetja e Federatës Shqiptare të Futbollit për këtë komunitet është konkretizuar prej kohësh përmes projekteve “Uniforma ime” dhe “Topi yt”, falë të cilave rreth 300 fëmijë shqiptarë të të gjitha...