Përgatitjet për Europianin U-21 2027, FSHF zhvillon vizitë pune në Bashkinë Shkodër për infrastrukturën sportive
Një delegacion i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi një vizitë zyrtare në Bashkinë Shkodër, ku Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku u prit në takim nga Kryetari i Bashkisë Benet Beci e ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të dy institucioneve. Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e projekteve infrastrukturore në shërbim të futbollit, në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21. Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me ndërhyrjet në stadium dhe identifikimin e terreneve stërvitore e ndihmëse që do të shërbejnë për zhvillimin e këtij eventi të rëndësishëm europian. Në përfundim të takimit, palët arritën një mirëkuptim për disa drejtime konkrete bashkëpunimi. Bashkia Shkodër konfirmoi angazhimin për të marrë përsipër ndërhyrjet...
Burimi:
sportekspres.com