Përgatitjet e kombëtares së vajzave, gjithçka sipas planit të Grimës

Përgatitjet e kombëtares së vajzave, gjithçka sipas planit të Grimës

Brenda pak ditësh luhen ndeshjet e para kualifikuese për kombëtaren e vajzave në Botërorin e vitit të ardhshëm. Natyrisht që priten befasi, por ambicia e vajzave kuqezi është të marrin maksimumin nga këto përballje të radhës. Kështu, sipas informacionit që jep vetë FSHF, Kombëtarja e vajzave vijon intensivisht përgatitjet në Shkodër në kuadër të sfidave kualifikuese ndaj Malit të Zi (3 mars, ora 14:00, Nikshiq) dhe Çekisë (7 mars, ora 18:00, “Loro Boriçi”), të vlefshme për Botërorin 2027. Nën drejtimin e trajnerit Grima, skuadra ka zhvilluar disa seanca stërvitore me intensitet të lartë, duke u fokusuar si në aspektin taktik ashtu edhe në atë fizik. Në një prononcim për fshf.org, dy futbollistet Arbiona Bajraktari dhe Alma Hilaj kanë treguar më shumë rreth situatës në kampin...