Përforcim në sulm, Milani arrin marrëveshjen me klubin anglez
Niclas Fullkrug mund të mos jetë i vetmi përforcim në repartin ofensiv të Milanit në këtë merkato. Kuqezinjtë janë shumë pranë arritjes së një akordi për Jean-Philippe Mateta, sulmues i Crystal Palace. Marrëveshja me klubin anglez për transferimin në verë është arritur rreth shifrës 30 milionë euro. Ekziston gjithashtu një dakordësi paraprake me lojtarin për pagë vjetore 3 deri në 3.5 milionë euro plus bonuse. Milani po shqyrton edhe mundësinë e afrimit të Mateta-s që në janar, kundrejt një pagese shtesë prej 5 milionë eurosh. Për këtë skenar duhen plotësuar disa kushte nga ana e Crystal Palace. Situata lidhet edhe me të ardhmen e Christopher Nkunku, i cili aktualisht dëshiron të qëndrojë te Milani. Pavarësisht kohës së transferimit, marrëveshja mes Milanit dhe Mateta-s duket shumë...
Burimi:
sot.com.al