Përfaqësoi Shqipërinë në Olimpiadën Dimërore, reagon Lara Colturi: Një udhëtim i jashtëzakonshëm, dhashë 110 %…

Përfaqësoi Shqipërinë në Olimpiadën Dimërore, reagon Lara Colturi: Një udhëtim i jashtëzakonshëm, dhashë 110 %…

Skiatorja Lara Colturi e cila përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Milano Cortina 2026’, ka ndarë me ndjekësit e saj emocionet e para pas pjesëmarrjes në eventin më të madh të sporteve dimërore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Colturi e cilësoi eksperiencën olimpike si një ‘udhëtim të jashtëzakonshëm’, duke theksuar krenarinë për paraqitjen e saj dhe përkushtimin maksimal në çdo moment të garës. “Kam dhënë 110 % nga vetja dhe jam thellësisht krenare për atë që kam bërë. E di që ka ende hapësirë për t’u përmirësuar, por mënyra se si luftova në këto dy gara do të mbetet gjithmonë me mua”, u shpreh skiatorja, duke nënvizuar se debutimi olimpik është një kujtim që do ta mbajë përgjithmonë pranë zemrës. Ajo veçoi edhe emocionet...