Perez karikon Real Madridin: Kemi fituar 58 tituj në 15 vitet e fundit, nuk dorëzohemi kurrë

Perez karikon Real Madridin: Kemi fituar 58 tituj në 15 vitet e fundit, nuk dorëzohemi kurrë

20 Dhjetor 2025 14:20 Alfred Lleshi Florentino Pérez përdori darkën e Krishtlindjeve me ekipet e futbollit dhe basketbollit për të mbajtur një fjalim motivues, duke u bërë thirrje lojtarëve të mos bien në vetëkënaqësi dhe theksuar përgjegjësinë e të veshurit fanellën e Real Madridit:  “Gëzuar festat të gjithëve! Vlerat me të cilat u ndërtua historia e Real Madridit janë puna, sakrifica, përkushtimi, përmirësimi, harmonia, respekti, përulësia dhe solidariteti. Të jesh pjesë e Real Madridit është privilegj dhe përgjegjësi e madhe. Ju jeni shembull për miliona njerëz, veçanërisht për fëmijët që ju shohin si idhuj. Kemi fituar 58 tituj në 15 vitet e fundit: 30 në futboll, 28 në basketboll, përfshirë 6 Kupa Europe dhe 3 Kupa Europe në basketboll. Megjithatë nuk duhet të jemi kurrë të vetëkënaqur;...