Perez drejt largimit? Real Madrid në krizë, prishen hierarkitë brenda klubit

Perez drejt largimit? Real Madrid në krizë, prishen hierarkitë brenda klubit

Real Madridi po përjeton një nga momentet më delikate të viteve të fundit. Brenda vetëm katër ditësh, skuadra madrilene u eliminua nga Superkupa e Spanjës dhe nga Kupa e Mbretit, duke ndezur alarmin në “Santiago Bernabéu” dhe duke rritur presionin mbi presidentin Florentino Perez. Projekti i quajtur “Galaktikët 2.0”, pavarësisht afrimit të shumëpritur të Kylian Mbappé, nuk ka sjellë stabilitetin e dëshiruar. Kritikat janë shtuar për strategjinë e klubit, veçanërisht për mungesën e një mesfushori organizator pas largimit të legjendave Toni Kroos dhe Luka Modrić. Në aspektin sportiv, eliminimet kanë qenë të dhimbshme: humbja në finalen e Superkupës ndaj Barcelonës dhe dalja surprizë nga Kupa e Mbretit. Mbi të gjitha shkarkimi i Xabi Alonsos ishe lajmi që tronditi ambjentin merengues, me zërat që shtohen dita...