Përdori doping të rëndë, pezullohet 10 vite atleti, Mohammed Al-Asiri
Atleti saudit i garave të gjata Mohammed Al-Asiri është dënuar me një pezullim 10-vjeçar nga garat sportive pasi rezultoi pozitiv në një test antidoping për substancën e ndaluar darbepoetin. Testi u krye më 26 shtator 2023 dhe pas rezultatit pozitiv, Këshilli Olimpik i Azisë vendosi pezullimin e menjëhershëm të atletit, duke e ndaluar të marrë pjesë në garat e 5,000 dhe 10,000 metrave në Lojërat Aziatike Hangzhou 2022. Çështja u shqyrtua sipas rregulloreve ndërkombëtare antidoping dhe më pas iu referua Gjykata e Arbitrazhit për Sportin, e cila konfirmoi shkeljen dhe vendosi një dënim më të ashpër për shkak të rrethanave rënduese. Sipas autoriteteve sportive, përdorimi i darbepoetinës – një substancë që rrit ndjeshëm qëndrueshmërinë fizike – nuk mund të konsiderohej aksidental, pasi u gjetën prova...
Burimi:
sot.com.al