Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin
Kanë përfunduar ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë 2025-2026, duke përcaktuar tetë skuadrat që vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut dhe sigurojnë kualifikimin në fazën çerekfinale. Tirana, Dinamo City, Partizani, Bylis, Teuta, Vllaznia, Egnatia dhe AF Elbasani janë ekipet e kualifikuara për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Të gjitha ndeshjet e fazës 1/8 u zhvilluan ditën e sotme. Në takimet e orës 13:00, Dinamo City dhe Partizani e siguruan pa vështirësi kualifikimin, duke fituar me rezultatin 3-0. Dinamo City triumfoi ndaj Besës, ndërsa Partizani mposhti Burrelin. Ndeshjet Tirana kundër Skënderbeut dhe Bylis kundër Laçit u vendosën vetëm pas kohës shtesë, pasi 90 minutat e rregullta u mbyllën në barazim. Tirana shënoi golin vendimtar në shtesë dhe fitoi 2-1, duke siguruar kualifikimin. Edhe Bylisi gjeti...
Burimi:
javanews.al