Përcaktohen gjysmëfinalistët e parë të Australian Open: Kualifikohen Alcaraz e Sabalenka, eliminohet Gauff
Janë luajtur sot ndeshjet e para çerekfinale të grand slam-it të Australian Open, duke përcaktuar edhe tenistët e parë që avancojnë në gjysmëfinale. Te meshkuj, spanjolli Carlos Alcaraz, numri 1 në botë, mposhti 3-0 (7-5, 6-2, 6-1) australianin Alex de Minaur. Një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë, pasi më tej dominoi Alcaraz. Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë gjermani Alexander Zverev, numri 3 në botë. Ai mposhti 3-1 (6-3, 6-7, 6-1, 7-6) amerikanin Learner Tien, në një përballje në përgjithësi të dominuar nga gjermani. Te femrat, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, mundi me lehtësi 2-0 (6-3, 6-0) amerikanen Iva Jovic. Kjo e fundit ishte surpriza e këtij turneu, por përballë numrit 1 në botë u dorëzua pa kushte. Në gjysmëfinale shkon edhe...
Burimi:
telesport.al