Përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ja detajet
10 Mars 2026 16:39 Telesport Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u zhvillua shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2025-2026, një moment i rëndësishëm që përcakton rrugëtimin drejt finales së madhe të këtij kompeticioni. Shorti u drejtua nga Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, ndërsa në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të klubeve gjysmëfinaliste, si edhe përfaqësues të mediave sportive. Nga shorti u përcaktuan këto dy përballje gjysmëfinale: Dinamo City – VllazniaEgnatia – AF Elbasani Ndeshjet e kësaj faze janë planifikuar të zhvillohen në datat 8 prill dhe 22 prill, ndërsa finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 13 maj, ku do të kurorëzohet edhe skuadra fituese e këtij edicioni. Çiftet e fazës gjysmëfinale...
Burimi:
telesport.al