Përcaktohen 4 skuadrat e parë që shkojnë në play off, sfidë e fortë për “biletat” e fundit

Përcaktohen 4 skuadrat e parë që shkojnë në play off, sfidë e fortë për “biletat” e fundit

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 37-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt në Euroleague. Pas Olympiacos e Valencia, që e kishin siguruar që më parë kualifikimin në play off, tashmë edhe Real Madrid e Fenerbahce avancojnë më tej. Në ndeshjet e fundit, kampionët në fuqi të Fenerbahce u mundën 74.69 pikërisht nga “los blancos”, por në fund të dyja avancojnë më tej. Në krye të renditjes qëndron Olympiacos, që fitoi 89-84 ndaj Hapoel, ndërsa Valencia që fitoi 102-84 ndaj Panathinaikos. Për dy vendet e fundit që shkojnë direkt në cerekfinalet play off është një garë e fortë. Aktualisht, në vendet 5-6 janë Hapoel Tel Aviv dhe Zalgiris Kaunas. Skuadra e renditura në vendet 7-10 do të luajnë në “play in” për dy vendet...