Për të rritur më shumë profesionalizmin e tyre, FSHF organizon trajnim për abitrat e Kat. Parë

Për të rritur më shumë profesionalizmin e tyre, FSHF organizon trajnim për abitrat e Kat. Parë

12 Mars 2026 18:02 Telesport Sektori i Arbitrimit organizoi një seancë stërvitore për arbitrat e Kategorisë së Parë, me fokus në ushtrime të integruara në fushë dhe marrje vendimesh në monitor. Gjatë seancës, arbitrat dhe asistentët punuan mbi situata konkrete nga ndeshjet e fundit të Abissnet Superiores dhe Kategorisë së Parë, duke theksuar përmirësimin e gjykimit dhe vendimmarrjes në kohë reale. Pas përfundimit të seancës stërvitore, u zhvillua një takim pune me pjesëmarrjen e Komitetit të Arbitrimit, ku u diskutuan dhe u vlerësuan vendimet e marrë gjatë ndeshjeve të fundit. Takimi ofroi mundësinë për analizë të hollësishme dhe për të forcuar koordinimin mes arbitrit dhe asistentit, duke rritur standardet e arbitrazhit në nivelet e larta të futbollit shqiptar.