“Për sa kohë ka një ndeshje kthimi, ka ende shpresë për kualifikimin”

“Për sa kohë ka një ndeshje kthimi, ka ende shpresë për kualifikimin”

13 Mars 2026 9:22 Telesport Pas humbjes 5-2 ndaj Paris Saint-Germain në Champions League, skuadra e Chelsea përgatitet për sfidën e radhës në kampionat, atë ndaj Newcastle. Gjithsesi, mbrojtësi Wesley Fofana beson se “blues” mund të surprizojnë në ndeshjen e kthimit në Londër. “Në këtë nivel, nuk mund të lejojmë të bëjmë gabime. Goli i pestë na penalizoi shumë, port ë mos harrojmë se ishte një ekip i shkëlqyer që na ndëshkoi. Janë kampionët në fuqi në Champions”, tha Fofana. “Ne marrim përgjegjësinë për rreziqet tona, stërvitemi për t’i minimizuar ato. PSG u mbrojt mirë dhe bëri presion të lartë. Për sa kohë që ka një ndeshje kthimi, ka shpresë. Do të japim gjithçka, nuk kemi asgjë për të humbur“, deklaroi Fofana.