Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë
Marie-Louise Eta është bërë gruaja e parë e emëruar për të drejtuar një ekip meshkujsh në njërën nga pesë ligat kryesore të Evropës. Ajo është zyrtarizuar së fundmi si trajnere e skuadrës së Union Berlin. Emërimi i saj deri në fund të sezonit vjen pas shkarkimit të Steffen Baumgart, pas humbjes 3-1 ndaj FC Heidenheim të shtunën. “Jam e kënaqur që Marie-Louise Eta ka pranuar të marrë këtë rol të përkohshëm përpara se të bëhet trajnere kryesore e ekipit të femrave siç është planifikuar këtë verë”, tha Heldt. Eta shtoi: “Jam e bindur se do të sigurojmë pikët vendimtare me këtë ekip”. Union Berlin, i cili renditet i 11-ti në Bundesligë, është 11 pikë larg zonës së rënies nga kategoria me pesë ndeshje të mbetura,...
Burimi:
javanews.al