“Për çdo 100 gramë dënoheshim me 100 euro gjobë”, Bicaj tregon rregullin e hekurt të Skënderbeut: Peshoheshim sapo ktheheshim nga pushimet

“Për çdo 100 gramë dënoheshim me 100 euro gjobë”, Bicaj tregon rregullin e hekurt të Skënderbeut: Peshoheshim sapo ktheheshim nga pushimet

Festat kanë përfunduar dhe lojtarët e “Abissnet Superiore”-s janë gati të nisin përgatitjet për rinisjen e kampionatit. Ndikimi i këtyre pushimeve dhe menusë së pasur të festave të fundvitit në performancën e futbollistëve ishte një nga temat e prekura në studion e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN”. Ditmar Bicaj ka zbuluar se klubet vendosin rregullat e tyre për ruajtjen e formës së lojtarëve. Nisur nga përvoja e tij, ish-mbrojtësi shqiptar ka treguar se te Skënderbeu futbollistët dënoheshin me 100 euro gjobë për çdo 100 gramë të shtuar në peshë gjatë periudhës së festave. “Meqenëse jemi edhe profesionistë, çdo njeri duhet ta ketë shumë kujdes. Ka futbollistë që edhe më datë 1 janar, kur të gjithë janë duke fjetur gjumë, ose të shtrirë duke parë...