Pep siguron edhe mbrojtësin e kombëtares, ylli anglez kryen vizitat mjekësore e sot firmos për City
19 Janar 2026 14:16 Telesport Mbrojtësi anglez Marc Guehi ka përfunduar vizitat mjekësore me Manchester City dhe pritet të nënshkruajë që sot transferimin e tij prej 20 milionë eurosh nga Crystal Palace. “Sky Sports News” zbulon se detajet përfundimtare të kontratës tani po përfundojnë dhe palët do të hedhin firmën në kontratë. Të dy klubet ranë dakord të premten për të mbyllur transferimin për një tarifë prej 20 milionë eurosh, me një përqindje të vogël të shtesave të ardhshme, në varësi të paraqitjeve. Palace mendonte se nuk mund ta refuzonin shumën, me perspektivën e largimit të Guehi si lojtar i lirë pas pesë muajsh (i skadonte kontrata më 30 qershor).
Burimi:
telesport.al