Pep: Futbolli nuk ka të bëjë vetëm me trofetë por edhe me lojën e bukur, pas 3 ditësh harrohet gjithçka
Pasi fitoi 10-1 ndaj Exeter në FA Cup, skuadra e Manchester City përgatitet për një tjetër përballje, këtë herë ndaj një rivali më të fortë. Sot “qytetarët” do të luajnë në gjysmëfinalen e Carabao Cup, në fushën e Newcastle. “Ata duan të mbrojnë trofeun, ndaj nuk e di nëse duhet të ketë më shumë presion mbi ta për faktin se janë kampionë. Mundësia për shumë prej nesh, por veçanërisht për shumë lojtarë të rinj për të arritur në një finale“, tha Pep Guardiola. Më tej, trajneri i Manchester City, shtoi: “Nuk ka të bëjë me fitimin ose mosfitimin e trofeve, ka të bëjë me mënyrën se si rritet skuadra, si bëhet një skuadër më e mirë. Sezonin e kaluar, nuk meritonim të fitonim më shumë...
Burimi:
telesport.al