Penalltitë e “SHBA ’94”, Albertini zbulon: Një lojtar i Milanit dhe një i Interit u fshehën…
10 Shkurt 2026 7:56 Alfred Lleshi Në një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, Demetrio Albertini ka rikujtuar karrierën e tij duke zbuluar një prapaskenë nga një prej momenteve më të dhimbshme: finalja e Botërorit 1994, ku ai realizoi një nga pesë penalltitë e Italisë. “Po, të humbisje një finale Botërori në atë mënyrë ishte e tmerrshme. Sidoqoftë isha 22 vjeç dhe e kisha gjithë karrierën përpara. Kisha papërgjegjshmërinë dhe qetësinë e më të riut. Mbaj mend që Sacchi më pyeti nëse e ndieja veten gati të gjuaja dhe unë shkova te pika e bardhë pa u menduar. Ndërkohë kishte nga ata që fshiheshin pas stolit vetëm për të mos gjuajtur. Nuk do t’i them kurrë emrat, por një luante te Milani dhe tjetri...
Burimi:
telesport.al