Penalltia e polemikave; Allegri ia hoqi topin nga dora Leaos dhe zgjodhi Nkunku
16 Janar 2026 10:10 Alfred Lleshi Kush e goditi penalltinë? Në momentin kur Milani fitoi penallti për faullin e Kempf ndaj Rabiot, të cilin arbitri Guida e akordoi pa hezitim, Allegri vendosi që ta ekzekutonte Nkunku dhe ua bëri të qartë lojtarëve. Vendimi iu komunikua edhe Leaos, i cili e kishte tashmë topin në dorë, gati për ta vendosur në pikën e bardhë. Portugezi e pa trajnerin i habitur dhe kërkoi shpjegime. “Kam vendosur unë”, – ishte përgjigjja e Allegrit. Leao u “ngushëllua” nga Maignan. Në fund, Nkunku e shndërroi penalltinë në gol, duke barazuar përkohësisht 1-1, ndërsa edhe Leao e përgëzoi. Lojtarët e Comos protestuan për një faull të mëparshëm të Saelemaekers ndaj Van der Brempt. Pas ndeshjes, Allegri shpjegoi: “Nkunku është goditës penalltish,...
Burimi:
telesport.al