Penallti në fund, tërheqje nga fusha dhe polemika/ Teuta shmang humbjen ndaj Vorës
Teuta po kalon një periudhë të vështirë në kampionat, duke regjistruar tetë ndeshje radhazi pa fitore. Durrsakët u ndalën në barazim 1-1 ndaj Vorës, në ndeshjen e javës së 21-të të Superiores. Vora kaloi në avantazh në pjesën e parë me golin e Kasallës në minutën e 26-të. Teuta u vu në vështirësi dhe rrezikoi humbjen, por përfitoi në fund nga superioriteti numerik. Në minutën e 86-të, Tabaku u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Vorën me 10 lojtarë. Në shtesë, Teuta fitoi një penallti të kontestuar nga vendasit, të cilët për pak minuta braktisën ndeshjen. Pas ndërprerjeve dhe protestave, Maçolli realizoi nga pika e bardhë, duke barazuar shifrat. Me këtë rezultat, Teuta renditet e pesta me 27 pikë, ndërsa Vora mban vendin e...
Burimi:
sot.com.al