Pedri “fton” Leo Messin: Sigurisht që do të doja të luaja përsëri me të

Pedri “fton” Leo Messin: Sigurisht që do të doja të luaja përsëri me të

24 Dhjetor 2025 12:53 Alfred Lleshi Pyetja nëse Lionel Messi do ta përfundojë karrierën te Barcelona mbetet pa përgjigje, edhe pse argjentinasi ka rinovuar së fundi kontratën me Inter Miami deri më 31 dhjetor 2028. Vizita e tij e fundit në Katalonjë, e bërë në mënyrë të fshehtë, dhe deklaratat për nostalgjinë ndaj ish-klubit, shtojnë spekulimet se rrugët e tij mund të priten një ditë sërish me Barçën. Edhe në skuadrën e Hansi Flick, disa lojtarë do të gëzoheshin të luanin përsëri me Messin. Pedri, në një intervistë për “Esquire”, tha: “Të luaj me Messin përsëri? Sigurisht që do të doja, pa dyshim. Ai është lojtari më i mirë në histori dhe më ka ndihmuar shumë gjatë sezonit që luajtëm së bashku”.