Pedri dhe Ferran Torres e thonë me zë të lartë: Ky lojtar i Real Madridit do donim të luante te Barcelona

Pedri dhe Ferran Torres e thonë me zë të lartë: Ky lojtar i Real Madridit do donim të luante te Barcelona

24 Shkurt 2026 19:47 Telesport Të ftuar së fundmi në emisionin spanjoll “El Hormiguero” kanë qenë dy yjet e Barcelonës, Pedri dhe Ferran Torres. Dyshja foli gjerë e gjatë për histori të ndryshme në karrierën e tyre, për diskutimet rreth jetës në dhomën e zhveshjes dhe për çështje të ndryshme. Kur u pyetën se cili lojtar i Real Madridit do donin të luante për Barcelonën, Pedri dhe Ferran Torres nuk patën nevojë fare për t’u menduar por u përgjigjën të dy njëkohësisht: Kylian Mbappe. Pavarësisht rivalitetit mes tyre, Pdri dhe Ferran Torres nuk mund të mos vlerësonin një lojtar të kalibitrit si Kylian Mbappe, i cili është pa frikë një nga top futbollistët më të mirë në botë.