Pedri: Dhamë gjithçka, iu afruam shumë pranë përmbysjes. Kokën lart dhe krenarë

Pedri: Dhamë gjithçka, iu afruam shumë pranë përmbysjes. Kokën lart dhe krenarë

Pedri, protagonist i një paraqitjeje të jashtëzakonshme mbrëmjen e “rrethimit” blaugrana ndaj Atlético Madridit, ndau në rrjetet sociale një mesazh inkurajues për ekipin dhe tifozët pas eliminimit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. “Dhamë gjithçka (edhe më shumë), i shkuam shumë shumë pranë përmbysjes”, – shkroi mesfushori në llogarinë e tij zyrtare në ‘X’, duke theksuar përkushtimin e grupit në një ndeshje ku Barcelona e mbajti gjallë shpresën e kualifikimit deri në minutën e fundit. Lojtari hodhi sytë nga e ardhmja, duke kujtuar se skuadra ka ende dy objektiva madhorë: La Liga, ku është kryesuese me 4 pikë avantazh ndaj Real Madridit, dhe Champions League, me përballjen e 1/8-ave ndaj Newcastle United: “Jam i bindur se me përpjekjen tonë dhe mbështetjen e tifozëve, që të...