Pavlovic në “shënjestër” të Chelsea, por Milani bën bllokadë. Sa vlen dhe çfarë mund të ndodhë
Strahinja Pavlovic, gjatë stërvitjeve në Milanello, provon të gjuajë nga çdo pozicion. Pra, guximi i tij nuk mungon. Mbrojtës qendre në rol, por këtë sezon është shndërruar edhe në sulmues shtesë. Në javën e fundit të Serie A realizoi golin e katërt me një goditje të fuqishme dhe precize nga jashtë zone, që hapi ndeshjen ndaj Torinos. Të tilla gjuajtje i ka stërvitur shpesh dhe nuk heziton t’i përsërisë në ndeshje. Rritja e tij krahasuar me sezonin e kaluar është e dukshme, trajneri Massimiliano Allegri ka punuar shumë mirë me të. Pavlovic kaloi nga një vit i vështirë, ku humbi edhe vendin e titullarit nën drejtimin Fonseca-Conceição, në sezonin aktual ku është shtylla e mbrojtjes së Milanit. Trajneri toskan e inkurajon ta përdorë trupin e fuqishëm...
Burimi:
telesport.al