Pas rinovimit të kontratës, reagon Sylvinho: Vazhdojmë së bashku, çfarë na pret më pas kërkon më shumë përkushtim

Pas rinovimit të kontratës, reagon Sylvinho: Vazhdojmë së bashku, çfarë na pret më pas kërkon më shumë përkushtim

Një ditë pas njoftimit për rinovimin e kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në korrik të 2026, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka bërë reagimin e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale duke pohuar se bëhet fjalë për vazhdimin e projektit aktual ‘Vazhdojmë së bashku. Kam rinovuar kontratën me ekipin kombëtar të Shqipërisë për 6 muaj të tjerë duke i dhënë vazhdimësi një projekti që është ndërtuar me shumë punë, profesionalizëm dhe unitet-lexohet në postimin e Sylvinhos në profilin e tij në Instagram. Trajneri i Kombëtares shqiptare më pas bëri bilancin e  skuadrës kuqezi nën drejtimin e tij duke vënë në dukje forcën e kolektivit ‘Deri tani kemi arritur një objektiv historik; kualifikimin për herë të dytë në finalet e një Kampionati...