Pas Maignan gati dy rinovime të tjera për Milan, kontrata e re deri në vitin 2030 për dy anglezët
17 Shkurt 2026 9:44 Telesport Pas rinovimit të kontratës me Mike Maignan, te Milan po punojnë për rinovime të tjera të rëndësishme. Sipas “Corriere dello Sport”, çështjet më urgjente janë ato të Fikayo Tomori dhe Ruben Loftus-Cheek, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2027. Sa i përket mbrojtësit, klubi ka propozuar një zgjatje 3-vjeçare të kontratës, me të njëjtën pagë si ajo aktuale (3.5 milionë euro në sezon). Duket se edhe reagimi i lojtarit është pozitiv dhe ai duhet të nënshkruajë së shpejti. Situata është e ngjashme për mesfushorin anglez. Ish-lojtari i Chelsea vjen pas dy golave radhazi kundër Bologna dhe Pisa në kampionat e po kalon një moment të mirë. Edhe ai pritet të vazhdojë aventurën me kuqezinjtë me të njëjtën pagë.
Burimi:
telesport.al