Pas Jasharit, Milan hedh sërish sytë nga Club Brugge. Tare & Furlani duan sulmuesin gjerman
20 Shkurt 2026 19:43 Telesport Milan ka filluar që tani nga puna për të ndërtuar ekipin e sezonit të ri, duke planifikuar goditjet që do të bëjë në verë. Pas transferimit të Ardon Jasharit verën e kaluar, duket se Milan do të tentojë transferimin e radhës nga Club Brugge për sezonin e ardhshëm. Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, dhe CEO i kuqezinjve, Giorgio Furlani, i kanë dërguar Club Brugge gjatë merkatos së janarit ofertë zyrtare për Nicolo Tresoldi, por që nuk u pranua nga belgët. Megjithatë, kuqezinjtë do të tentojnë sërish verën e ardhshme për sulmuesin gjerman, i cili ka shënuar 12 gola këtë sezon dhe ka dhënë 4 asiste. Club Brugge e vlerëson 21-vjeçarin 20-25 milionë euro, ndërsa propozimi i kuqezinjve ka qenë...
Burimi:
telesport.al