Pas Bicajt një tjetër lezhjan ikën nga trajningu në Inferiore

Pas Bicajt një tjetër lezhjan ikën nga trajningu në Inferiore

Iliria pjesë e Kategorisë së Parë, përmes rrjeteve sociale, njftoi se klubi ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin lezhjan Dritan Smajli. “Klubi njofton se me mirëkuptim të ndërsjellë, kemi mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Dritan Smajli. E falënderojmë dhe i urojmë suksese”, shkruhej në njoftimin e shkurtër të Ilirisë. Tekniku 40 vjeçar drejtoi ekipin në sezonin e kaluar në Kategorinë e Dytë, në të cilin Iliria fitoi Grupin A duke siguruar ngjitjen direkte e më pas triumfoi edhe finalen ndaj AF Luftëtarit, duke u shpallur kampione e Kategorisë së Dytë 2024/2025. Në Kategori të Parë e nisi me humbje me Laçin në Redi Maloku” por më pas pati ndryshim kursi duke u afruar me zonën e pretendimëve. Më pas situata me ndëshkimet nga Disiplina dhe rrëshqitja në...