Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Pas 9 largimeve, Tirana prezanton një mesfushor sllovak
Pas 9 largimeve në skuadër, Tirana prezantoi afrimin e parë në merkaton e dimrit: Patrik Myslovic. Lajmin e bëri publik vetë faqja e klubit që me anë të një njoftimi zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes, shkruan A2. Mesfushori sllovak i kushtoi bardhebluve 500 mijë euro dhe bëhet lojtari më i vlerësuar në skuadër. Myslovic ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe vjen nga skuadra bullgare e Levski Sofias. Një tjetër emër që po qarkullon në kampin bardheblu është Fredi Alvarez. Fantazisti nga Kosta Rika ndau rrugët me Liberian dhe mund t’i bashkohet Tiranës për shumën e 700 mijë eurove. Mesfushori në fjalë është shpallur “Lojtari i Vitit” në Maqedoninë e Veriut për vitin 2022 dhe 2023.