Pas 17 vitesh, Dinamo ‘rrëmben’ trofeun e Superkupës së Shqipërisë/ Zbret nga froni Egnatian, e përmbys 1-3

Pas 17 vitesh, Dinamo ‘rrëmben’ trofeun e Superkupës së Shqipërisë/ Zbret nga froni Egnatian, e përmbys 1-3

TIRANË – Dinamo ia doli të fitonte 1-3 me përmbysje kundër Egnatias dhe të bënte të vetin trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Në stadiumin ‘Air Albania’ të Tiranës, djemtë e Ilir Dajës bënë të vetin trofeun e dytë sezonal, pas atij të Kupës së Shqipërisë (po kundër Egnatias), duke zbritur nga froni kampionët në fuqi të Egnatias. Rrogozhinasit e Edlir Tetovës kaluan në epërsi pas tetë minutave lojë me golin e Flamur Ruçit. Pjesa e dytë e sfidës foli për Dinamon, e cila riktheu avantazhin. Një gabim i prapavijës së Egnatias bëri që Dejvi Bregu të vendoste ekuilibrat në minutën e 54-t, para se Nani të përmbyste ndeshjen në minutën e 59-të. Në fund duhej edhe Klevi Qefalija që me golin e tretë të ‘vuloste’...