Partneri ideal për Mbappe. Real Madrid në ndjekje të sulmuesit 110 milionë eurosh

Partneri ideal për Mbappe. Real Madrid në ndjekje të sulmuesit 110 milionë eurosh

12 Mars 2026 16:48 Telesport Edhe pse ende pa filluar zyrtarisht merkato e verës, Victor Osimhen është që tani protagonisti kryesor, duke zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha. Listës së gjatë për sulmuesin nigerian i është shtuar së fundmi edhe Real Madrid. Drejtuesit e “Los Blancos” e shohin 27-vjeçarin si partnerin ideal në krah të Mbappe, për të krijuar kështu një dyshe të jashtëzakonshme sulmuese. Ardhja e Osimhen do të hapte rrugën për largimin e Vinicius Junior, i cili ende nuk ka rinovuar kontratë e cila skadon në qershorin e vitit të ardhshëm. Megjithatë, edhe në rast se qëndron Vinicius Junior, sërish ka vend edhe për Osimhen, pasi Real Madrid mund të luajë me 3 sulmuesë. Vinicius si anësor i majtë, dhe Mbappe me...