Partizani zhgënjen, Vora u merr tri pikë “demave të kuq”
Adriatik BALLA Ditën e djeshme u luajtën dy ndeshjet e fundit të xhiros së 19-të të Kategorisë Superiore, që jo vetëm prodhuan surpriza në rezultate, por konfirmuan se asnjë skuadër nuk mund ta dominojë e vetme garën, të paktën jo në këtë moment. Partizani që bëri ndryshim edhe në postin e drejtorit sportiv, duke sjellë Agim Ibraimin, nuk ia doli ta nisë vitin 2026 me fitore, pasi humbi me Vorën, kurse Teuta dhe Dinamo bënë “paqe” në Durrës, duke marrë një barazim të thatë pa gola dhe duke u kënaqur me nga një pikë nga kjo përballje. Natyrisht, rezultatet e kësaj jave nuk ndikuan thelbësisht në pozitat e skuadrave, përpos faktit që Tirana, me një trepikësh surprizë në Ballsh duket se u ngjall me hyrjen...
Burimi:
sot.com.al