Partizani- Vllaznia sfidë delikate, Dinamo pret Elbasanin me…mungesa
Nga Erga Kenga Partizani- Vllaznia dhe Egnatia- Bylis janë dy ndeshjet e orës 17:00 në këtë javë të 30-të Abissnet Superiore.Kjo e shtunë mbyllet me takimin e orës 20:00 ndërmjet Dinamos dhe AF Elbasanit i programuar në ‘Air Albania Stadium’ Ndërkohë nesër radha e ndeshjes së fundit e këtij raundi mes Vorës dhe Teutës. Dje Flamurtari -Tirana përfundoi 1-1. Partizani- Vllaznia (17:00) në “Arena e Demave” Sfidë e ‘sfidave’. Të kuqtë e Kërnajës janë në momentin e mirë sezonal pasi fitoret e njëpasnjëshme gjatë këtij viti kalendarik e kanë ngjitur në vend të katërt. Edhe pse në dy përballjet e fundit kanë barazuar 2-2 me Vorën e Teutën nuk i’a kanë ndryshuar kursin. Sidoqoftë përballë Vllaznisë sot pritet të jetë prova e madhe e një...
Burimi:
sportiim.al