Partizani, prova e radhës në Vorë, Dinamo për të lënë pas…zhgënjimin
Abissnet Superiore mbyll sot javën e 28-të të saj me dy takime. Në orën 15:00 në stadiumin e Vorës vendasit takohen me Partizanin ndërsa në 18:00 Dinamo pret Teutën në “Air Albania Stadium”. Praktikisht dy sfida mjaft interesante me dukurinë e përbashkët, rivalitetin e madh sportiv. Në këtë pikë të kampionatit të katër ekipet e përfshira janë në kërkim të pikëve maksimale për të mos humbur terren me objektivët sezonalë. Vora e cila për herë të fundit ka fituar pikërisht ndaj Partizanit (1-0) ka tetë ndeshje pa fitore duke e parë vetën seriozisht të rrezikuar rrëzimin nga kategoria. Në anën tjetër ecuria e Partizanit me 5 fitore radhazi e ka shndërruar ekipin e kuq mjaft të frikshëm për çdo kundërshtar. Të kuqtë teksa mundën Dinamon...
Burimi:
sportiim.al