“Partizani pretendent kryesor për Final 4 pas ndaljes së Dinamos”, gazetari: Kërnaja po shfrytëzon shansin e jetës
Super sfida mes Partizanit dhe Tiranes ishte tematika kryesore e mbrëmjes së diel në emisionin “Mega Sport”, që transmetohet në A2 CNN. I ftuar në studio, gazetari sportiv Fatjon Baze analizoi suksesin e të kuqve në derbi, duke theksuar se tashmë Partizani është një nga pretendentët kryesorë për të siguruar një vend në “Final 4”, pasi vijon garën në dy fronte.“Ky është një trepikësh shumë i artë për Partizanin në një moment mjaft të rëndësishëm të kampionatit. Një fitore me vlerë të dyfishtë, pasi Dinamo u ndal nga Flamurtari dhe tashmë diferenca është ngushtuar në vetëm 3 pikë. Të kuqtë janë në garë edhe në Kupën e Shqipërisë, ku kanë mposhtur Elbasanin në ndeshjen e parë dhe janë një hap larg gjysmëfinales. Në këndvështrimin tim,...
Burimi:
sportekspres.com