Partizani mund edhe Egnatian dhe nuk heq dorë nga ‘final 4’, Bylisi ndal Elbasanin
Oltjon Kërnaja është duke kryer një punë për t’u lavdëruar te Partizani. Trajneri e mori skuadrën në një gjendje krize dhe tashmë po garon për ‘final 4’-in. Kryeqytetasit kanë marrë sot fitoren e 5-të radhazi, teksa kanë mposhtur edhe Egnatian me shifrat 2-0. “Demat e kuq” e kanë zgjidhur mjaft herët ndeshjen me anë të golave të shënuar nga Murataj në minutën e 8 dhe Sidibeja në të 14-n. Tashmë Partizani numëron 39 pikë, po aq sa Dinamoja e vendit të 4-t. Ndërkohë, në “Elbasan Arena” Elbasani ka pritur Bylisin në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të “Abissnet Superiore”-s. Mallakastriotët kanë ndalur me sukses verdheblutë në një barazim 1-1. Stoilovi shënoi në minutën e 63-të për Bylisin, ndërsa në fund të ndeshjes ishte...
Burimi:
sportekspres.com