Partizani me fitore të madhe në Vlorë, rihapet gara për “Final Four”. Flamurtari nuk lëviz nga fundi (video)

Partizani me fitore të madhe në Vlorë, rihapet gara për “Final Four”. Flamurtari nuk lëviz nga fundi (video)

22 Shkurt 2026 18:32 Telesport Ndeshja përmbyllëse e javës së 25-të në Abissnet Superiore u luajt në Vlorë, mes Flamurtarit dhe Partizanit, ku në fund fituan të kuqtë 1-2. Vlonjatët e nisin shumë mirë takimin duke gjetur avantazhin në minutën e 8-të me golin nga distanca të Erald Maksutit. Barazimi i të kuqve do të vinte në fund të pjesës së parë nga Sidibe, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar po nga vetë ai, pas një kontakti në zonë dhe pas ndërhyrjes së VAR, u dha 11-metërshi për të kuqtë. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Partizani e nis shumë mirë pjesën e dytë, ku sërish Sidibe gjen golin e dytë pas gabimit të pafalashëm të Eric Veiga. Në minutën e...