Partizani i pandalshëm, mposht Skënderbeun në finale dhe fiton Ligën “Gjergj Kastrioti”

Partizani i pandalshëm, mposht Skënderbeun në finale dhe fiton Ligën “Gjergj Kastrioti”

1 Mars 2026 17:43 Telesport Partizani fitoi të dielën edicionin e radhës së Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj, turneu që bashkon ekipet nga Shqipëria e Kosova. Në finalen e luajtur në Farkë, skuadra kryeqytetase mundi 3-0 Skënderbeun (25-21, 25-22, 25-22). Një ndeshje e dueluar dhe emocionuese në të trija setet, ku të dyja ekipet kërkuan fitoren. Skuadra korcare arrinte të duelonte deri në pikën e 20-të dhe më pas nuk arrinte dot të bënte hapin final pët të fituar. Përvoja e skuadrës së Partizanit bëri diferencën në momentet vendimtare, duke e merituar fitoren dhe ngritur lart trofeun e radhës. Kjo meritë e trajnerit Ylli Tomorri dhe lojtarëve të tij, që dominojnë edhe në kampionat. Gjymëfinale Partizani – Tirana, 3-0 Skënderbeu – Ferizaj, 3-2...