Partizani gjen sulmues në Belgjikë
Drejtori sportiv i Partizanit Agim Ibraimi prezanton lojtarin e dalë nga moshat e PSV-së në Holandë, belgun Sidibe. Njoftimi i klubit Sekou Sidibe është lojtari më i ri i Partizanit. Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me sulmuesin anësor nga Belgjika. 24 vjeçar ka nënshkruar me Partizanin një kontratë për një vit e gjysëm dhe është prezantuar sot në ambjentet e klubit nga drejtori sportiv Agim Ibraimi.Sidibe është formuar si lojtar në ekipet e moshave të klubit holandez PSV Eindhoven, si dhe ka qenë pjesë e ekipeve përfaqësueseve të Belgjikës U-15 deri U-19Ai ka luajtur gjithashtu me Universitatea Craiova në Rumani dhe së fundmi me La Louvière në Jupiler Pro League të Belgjikës. Vazhdo leximin
Burimi:
sportiim.al