Partizani fitore spektakolare dhe me përmbysje ndaj Flamurtarit, Teuta rikthen Tiranën në ankthin e mbijetesës

Partizani fitore spektakolare dhe me përmbysje ndaj Flamurtarit, Teuta rikthen Tiranën në ankthin e mbijetesës

Adriatik BALLA Java e 25-të e Superligës prodhoi emocione të forta dhe padyshim rezultate që kanë ndikim për rrjedhën e garës. Humbja e Vllaznisë dhe fitorja e Partizanit sollën një situatën të pazakontë në garën për “Final Four”. Kjo pasi nuk ka vetëm katër ekipe që u dihej emri që janë në këtë valle, por shtohet edhe Partizani. Nga ana tjetër, humbja e kthen Tiranën sërish në ankthin e mbijetesës, kurse Egnatia me fitoren ndaj Dinamos të premten po kalon pak nga pak momentin e keq dhe kthehet si pretendente. Partizani fitore emocionuese përballë Flamurtarit Ndeshja më emocionuese e javës së 25-të mund të konsiderohet padiskutim ajo që u luajt më në fund, Flamurtari-Partizani, një ndeshje që prodhoi gola, penallti të pritura, emocione të forta...