Partizani fiton në derbi dhe nis shkëputjen, Vllaznia “parakalon“ Tiranën

Partizani fiton në derbi dhe nis shkëputjen, Vllaznia “parakalon“ Tiranën

Janë luajtur takimet e javës së 9-të të Superligës në volejboll për meshkuj. Partizani kampion fitoi 3-0 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas(25-20, 25-15, 25-12). Një ndeshje e komanduar nga të kuqtë e trajnerit Tomorri, që tashmë janë shkëputur 6 pikë në renditje karshi rivalëvem, duke e dominuar kampionatin. Në Shkodër, skuadra e Vllaznisë fitoi 3-0 ndaj Elbasanit (24-14, 25-21, 25-17). Ndeshje pa shumë histori, komanduar nga vendasit, që ngjiten në vendin e dytë. Ekipi i Erzenit mposhti 3-2 Skënderbeun pas një ndeshje maratonë (25-14, 25-17, 22-25, 23-25, 15-12). Korcarët shpresuan në një përmbysje, por në fund shijakasit arritën të fitojnë në fushën e tyre. Superliga-Meshkuj, java e 9-të Vllaznia – Elbasani, 3-0 Partizani – Studenti, 3-0 Erzeni – Skënderbeu, 3-2 Tirana (pushim) Renditja: Partizani 21...