Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet

Partizani triumfon 2-0 në derbin e kryeqytetit të mbajtur në “Air Albania”, takim ky i vlefshëm për Superiore. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që krijuan raste shënimi. Me kalimin e minutave, të kuqtë shtuan presionin dhe realizuan dy gola në pjesën e parë, me Sidibe dhe Isgandarli, duke ndëshkuar kështu bardheblutë. Ekipi i Nuhiut u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe iu afrua disa herë golit por nuk ia doli dot që të futej në lojë. Pavarësisht mundësive, rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund. Partizani feston 3 pikët në derbi dhe shkon në kuotën e 33 të tillave, në vendin e pestë. Komplikohet edhe më shumë mbijetesa për Tiranën, që e sheh veten në vendin e...