Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…
Mbrëmjen e 4 shkurt Partizani festoi 80 vjetorin e krijimit të tij duke u shndërruar në një klub legjendar të futbollit shqiptar. Ishte një mbrëmje që mblodhi figura të rëndësishme të sportit, ish futbollistë legjendarë që kanë gdhendur emrin e tyre në librin e historisë së Të Kuqve. Presidenti i klubit kryeqytetas mbajti fjalën e tij teksa vuri në dukje premtimin e bërë përpara 10 viteve për kompleksin, por pa harruar t’i bëjë një apel politikës për Ligjin e sponsorizimeve ‘Para 10 vitesh dhashë premtimin se do të kishim një stadium, dhe ky premtim është mbajtur duke u kthyer në realitet-tha ndër të tjerat presidenti i Partizanit- Me ndihmën e qeverisë shqiptare, ato karakatinat që patë gjatë rrugës kur erdhët këtu do të bëhen terrene...
Burimi:
javanews.al