Partizani e Dinamo shqyrtojnë kalendarin e ndeshjeve në vijim, “demat e kuq” kanë avantazhe për “Final Four”

Partizani e Dinamo shqyrtojnë kalendarin e ndeshjeve në vijim, “demat e kuq” kanë avantazhe për “Final Four”

Adriatik BALLA Dinamo dhe Partizani kanë ambicie të kualifikohen në fund të kampionatit në “Final Four”, format që siguron nj shans për titullin. Natyrisht, ecuria e Dinamos në fillim ishte më e mirë, por zhgënjimet e javëve të fundit kanë sjellë afrimin e Partizanit, që e ka barazuar me pikë dhe tani të kuqtë duan të “saldojnë” pozitat e tyre në top-4 të renditjes. Po si qëndron kalendari në vijim për të dy ekipet? Nga programi i parashikuar për javët e mbetura të Superiores, vërejmë se Dinamo ka 5 transferta, gjë që e bën më të vështirë për blutë në këtë pjesë të sezonit për shkak të presionit dhe faktorëve të fushës së kundërshtarit. Partizani, nga ana tjetër, ka 4 transferta të mirëfillta, pa llogaritur...