Partizani dominon Superligën dhe nis shkëputjen, fitore jashtë fushe për Tirana dhe Erzeni
Janë luajtur takimet e javës së 22-të të Superligës në volejboll për meshkuj. Partizani kampion fitoi me lehtësi 3-0 në Elbasan (25-12, 25-14, 25-10) dhe qëndron i shkëputur në renditje. Të kuqtë janë 6 pikë para rivalëve në klasifikim. Fitore të rëndësishme korri në Shkodër ekipi i Tiranës, që mundi 3-1 Vllazninë (26-24, 35-37, 25-23, 25-21). Një përballje e fortë mes dy ekipeve, që dueluan pikë më pikë në të katërta setet, duke dhuruar spektakël në fushë. Ekipi i Erzenit surprizon Studentin në kryeqytet, duke fituar 3-0 (25-23, 25-20, 25-19), dy skuadra që duelojnë mes tyre për zonën play off. Shijakasit u treguan më të saktë dhe falë këtij suksesi u ngjitën në vendin e tretë. Superliga-Meshkuj, java e 12-të Elbasani – Partizani, 0-3 Vllaznia...
Burimi:
telesport.al