Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Partizani- Dinamo derbi i “heshtur”, Teuta pret kryesuesit pas trazirave të Vlorës
Superioria nis sot me dy ndeshje të javës së 18-të. Në orën 18:00 derbi kryeqytetit Partizani- Dinamo Siti dhe Teuta-Egnatia. Të dyja ndeshjet janë parashikuar të nisin në orën 18:00. Partizani- Dinamo (në “Arena e Demave”) Dy skuadrat rivale do të përballen për herë të dytë gjatë këtij edicioni. Në fazën e parë blutë fituan 2-0 me autogolin e Atanaskoskit dhe Nezirit ndërsa sot në kushtet e reja pritet që sfida të jetë disi më ndryshe. Në fakt, të kuqtë vijnë në këtë pëeballje me disa mungesa teksa Dumbia dhe Hjumen janë jashtë planëve të trajnerit Kërnaja. Në pikëpyetje edhe Albion Marku. Ndërkohë te skuadra pritëse fliet dhe për rikthime. Gudjufi është gati ndërsa mbrojtësi Preka pritet për t’u parë nëse do preferohet nga minuta...