Parma shtang Milanin në “San Siro”, kuqezinjtë humbasin terren në garën me Interin

Parma shtang Milanin në “San Siro”, kuqezinjtë humbasin terren në garën me Interin

Milani është përballur sot me Parmën në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të Serisë A. Parma ka shtangur kuqezinjtë në “San Siro”. Skuadra italiane ka mposhtur Milanin me rezultatin minimal 0-1. Kjo përballje u vendos në minutën e 80, kur Troilo-ja e dërgoi topin në rrjetë. Me këtë gol, Parma i dha fund ecurisë prej 24 ndeshjeve pa humbje të Milanit. Tashmë kuqezinjtë e Alegrit humbasin terren edhe në garën për titullin kampion, teksa diferenca mes tyre është thelluar në 14 pikë./Sport Ekspres/