Parker komenton golin e Brojës, Asllani e Ismajli i japin fitoren Torinos

Parker komenton golin e Brojës, Asllani e Ismajli i japin fitoren Torinos

Adriatik BALLA Në kampionatin anglez luan një numër i vogël lojtarësh shqiptarë, por ata kanë cilësi dhe këtë gjë e kanë evidentuar edhe vetë mediat britanike dhe specialistët e ndryshëm në atë vend. Theksojmë se lojtari më i lakuar shqiptar që luan në Angli është Armando Broja, por dëmtimet dhe fati nuk e kanë ndihmuar dhe nuk ia kanë dhënë mundësinë të shpalosë potencialin e tij. Atëherë kur iu dha e tregoi në fushë se është i rëndësishëm dhe këtë e dëshmoi në ndeshjen e së shtunës në barazimin që Bërnli i tij mori ndaj Burnemuthit. Ky ishte goli i parë në Premier League pas një kohe të gjatë, gati dy vjeçare. Shumë dashamirës mendojnë se ai tani u zhbllokua dhe fati tani e tutje...